Friday, 31 March 2023

Si të ndihmojmë fëmijët me detyrat e shtëpisë?



 

 Detyrat e shtëpisë janë një komponent thelbësor në procesin e të mësuarit të çdo fëmije. Ndihmon fëmijën:

  1.   Të punojnë në mënyrë të pavarur

  2.   Të marrin përgjegjësi për punën e tyre

  3.   Përgatit fëmijët për punën e ardhshme në klasë

  4.   Ndihmojnë fëmijët të mësojnë të organizojnë dhe planifikojnë kohën e tyre


Këto përfitime bëhen të mundshme vetëm nëse ekziston një partneritet i fortë midis shtëpisë dhe shkollës. Kjo ndodh sepse prindërit mund të luajnë një rol të rëndësishëm në mësimin e fëmijëve të tyre; duke ndikuar në suksesin e tyre arsimor dhe qëndrimin ndaj të nxënit. Kur prindërit përfshihen në procesin e edukimit të fëmijëve të tyre, siç është mbështetja e fëmijëve të tyre në punën e shkollës, rezultati është zakonisht më pozitiv për fëmijën.


Këtu janë disa këshilla sesi mund ti ndihmojmë fëmijët të mësojnë në shtëpi:


 Njihuni me mësuesitMerrni pjesë në ngjarje shkollore për të takuar mësuesit e fëmijës suaj. Pyesni  për detyrat e shtëpisë dhe se si duhet të përfshiheni.


Krijoni një zonë miqësore për detyrat e shtëpisë- Sigurohuni që fëmijët të kenë një vend të ndriçuar mirë për të kryer detyrat e shtëpisë. Mbani të gjitha paisjet afër ( letër, lapsa, ngjitës, gërshërë ) etj...


Programoni një kohë  studimi-Disa fëmijë punojnë më mirë pasditeve, pas një shëtitje dhe një periudhe loje; të tjerët mund të preferojnë të presin deri pas darkës.

 

 Ndihmojini ata të bëjnë një plan- Në ditët kur ka shumë detyra  shtëpie ose kur ka për t'u marrë me një detyrë  të veçantë e cila kërkoh kohë, inkurajoni fëmijën tuaj që ta ndajë punën dhe të menaxhojnë kohën. Krijoni një orar pune për natën nëse është e nevojshme - dhe merrni kohë për një pushim 15-minutësh nëse është e mundur. 

 

 Mbani në minimum shpërqendrimet. Kjo do të thotë që nuk ka TV, muzikë me zë të lartë ose telefonata. (Megjithatë, herë pas here, një telefonatë me një shok klase për një detyrë mund të jetë e dobishme.)

 

Sigurohuni që fëmijët të bëjnë punën e tyre- Ata nuk do të mësojnë nëse nuk mendojnë vetë dhe nuk bëjnë gabimet e tyre. Prindërit mund të bëjnë sugjerime dhe të ndihmojnë me udhëzime. Por është detyra e një fëmije të mësojë.

 

Bëhuni një motivues dhe monitorues- Pyetni për detyrat, kuizet dhe testet. Jepni inkurajim, kontrolloni detyrat e shtëpisë së përfunduar dhe vini veten në dispozicion për pyetje dhe shqetësime.

 

 Jepni një shembull të mirë- A ju shohin ndonjëherë fëmijët tuaj duke balancuar me zell buxhetin tuaj ose duke lexuar një libër? Fëmijët kanë më shumë gjasa të ndjekin shembujt e prindërve sesa këshillat e tyre.Prindërit janë mësuesit e parë me të cilët rritet një fëmijë.  Fëmija kopjon atë që thonë prindërit, ashtu si një papagall kopjon atë që flet i zoti. Prindërit gjithmonë përpiqen t'u mësojnë fëmijëve të tyre të gjitha gjërat e mira që i bëjnë ata mësuesit më të mirë.

 

Lavdëroni punën dhe përpjekjet e tyre- Vendosni një test me notën e mirë ose projekt arti të tyre në frigorifer. Përmendni arritjet e tyre tek  të afërmit.

Nëse ka probleme të vazhdueshme me detyrat e shtëpisë, kërkoni ndihmë. Flisni për këtë me mësuesin e fëmijës tuaj. Disa fëmijë kanë vështirësi të shohin tabelën dhe mund të kenë nevojë për syze; të tjerët mund të kenë nevojë për një vlerësim për një problem të të mësuarit ose çrregullim të vëmendjes.


No comments:

Post a Comment