Motivimi i fëmijëve
Motivimi i fëmijëve në fazat e hershme të fëmijërisë së tyre, ndihmon mendjet e tyre të mësojnë të marrin më shumë përgjegjësi dhe të kënaqen me mësime më krijuese dhe të larmishme gjatë gjithë jetës. Nga ana tjetër, pa motivim, ata priren të bëhen më të izoluar.
Motivimi i referohet dëshirës, nevojës dhe shtytjes së nxënësve drejt të mësuarit.
Prandaj, motivimi është një komponent kyç në zhvillimin e një fëmije si në shtëpi ashtu edhe në shkollë pasi është forca lëvizëse që i ndihmon ata të veprojnë dhe të kryejnë me sukses çdo detyrë të caktuar. Është e rëndësishme që prindërit e një fëmije, mësuesit e tij dhe kujdestarët e tjerë të kuptojnë fushat në të cilat fëmija ka interes dhe ti motivojnë drejt tyre.
Në këtë postim do të gjeni çertifikata dhe çmime të ndryshme që mund ti jepni fëmijës kur ai/ajo bën dicka të mirë për ta motivuar më shumë.
|
|
No comments:
Post a Comment